Së paku 25 persona, shumica rekrutë të rinj të policisë kanë marrë lëndime pasi u goditën nga një veturë në Zyrën e Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit.
Siç raportojnë mediat lokale, policët u goditën teksa ishin në vrapimin e mëngjesit.
Skena e aksidentit i ngjante një “përplasjeje avioni”, bëri me dije Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit Alex Villanueva gjatë një konference për shtyp. Kishte trupa njerëzish “të shpërndarë gjithandej, me plagë të ndryshme”, mund të shiheshin edhe rekrutët “të copëtuar”.
Pas aksidentit që shkaktoi, shoferi u arrestua, ndërkaq sipas burimeve të Los Angeles Times, ka dyshime se shoferin e kishte zënë gjumi në timon gjatë vozitjes./FolDrejt/