Një person ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak në autostradën M-17 pranë Maglaj të Bosnje dhe Hercegovinës, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Siç na konfirmuan në Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Zenicë-Doboj, shoferi i kamionit rreth orës 16:15 ka dalë nga rruga kryesore M-17 në anën e djathtë dhe është ndalur.
Pas mbërritjes së patrullës së policisë dhe ambulancës, është konstatuar se drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë pas timonit të kamionit si pasojë e një ataku kardiak. /FolDrejt/