Një shofer i dyshuar i dehur në Kolorado pa sukses u përpoq të fajësonte qenin e tij për shpejtësinë, raportohet rasti nga policia në Kolorado lindore.
Policia e Springfield shkroi në Facebook se tentativa për transferimin e përgjegjësisë ndodhi vonë të shtunën në mbrëmje, kur oficerët ndaluan një automjet që udhëtonte 84 kilometra në orë në një zonë me shpejtësi 50 km/h.
“Shoferi u përpoq të ndërronte vendin me qenin që ishte në sediljen e pasagjerit, ndërsa oficeri u afrua dhe vëzhgoi të gjithë procesin”, thanë zyrtarët e policisë të dielën.
“Ai më pas doli nga pjesa e pasagjerit të automjetit dhe pretendoi se nuk ishte duke vozitur”.
Kur policia e pyeti të dyshuarin nëse kishte konsumuar alkool, ai u largua duke lënë pas veturën dhe qenin . Ai u kap rreth 20 metra larg.
Akuzat ndaj shoferit, i cili ka edhe akuza të tjera kundërvajtëse, përfshijnë dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe kundërshtimin e arrestit.
“Qeni i është dorëzuar për ruajtje të njohurit të shoferit, ndërsa burri ndodhet në paraburgim”, tha policia.
“Qeni nuk do të marrë asnjë denoncim dhe është liruar vetëm me paralajmërim”, tha në fund policia me shaka, transmeton Fol Drejt.