Një 25-vjeçare ka humbur jetën papritur këtë mëngjes, kur një makinë doli nga rruga dhe e përplasi për vdekje në oborrin e shtëpisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, Tiranë.
Sajmir Taci duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.
Ndërkohë mësohet se e reja fatkeqe, Marjana Seitaj ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 25 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/