Policia e Kosovës ka ndaluar sot një automjet, shoferi i të cilit doli të ishte nën ndikimin e alkoolit.
Rasti ka ndodhur në Obiliq.
“Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Obiliq, gjatë realizimit të detyrave në teren, kanë ndaluar drejtuesin e automjetit i cili drejton automjetin nën ndikim të alkoolit”, njofton Policia e Kosovës.
Në njoftim thuhet se drejtuesit të automjetit i është shqiptuar gjoba prej 500 eurove, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse për një vit./21Media