Një shofer i agjensionit turistik “Barileva”, ishte filmuar duke shkruar në telefon teksa e voziste autobusin me udhëtarë për në Gjermani.
Ky veprim i tij ishte shqetësues për Lulzim Berishën i cili ishte prezent atë ditë,
“T’u vozit gjatë krejt rrugës telefonat i kanë pas të pandalshëm”, thotë Berisha.
Përveç kësaj, shoferi u pa duke pirë edhe duhan brenda autobusit.
Lidhur me këtë çështje, pronari i kompanisë “Barileva”, Naser Januzi, përmes telefonit i tha Klan Kosovës se ka momente kur shoferët i përdorin telefonat, vetëm në raste kur ata informohen nga kompania për ndonjë ndryshim që mund të paraqitet gjatë rrugës, gjithmonë duke pasur prioritet rrugën.
Derisa, ndaj shoferi që shihet duke pirë duhan gjatë kohës që vozit, ky thotë se për të do të ketë pasoja.