Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pala ruse e quajti pushtimin një “operacion special ushtarak” që ka ndryshuar qëllimet e tij gjatë vitit të kaluar, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Gazetarët dhe aktivistët që e quajtën luftën me emrin e saj u dënuan dhe u arrestuan dhe tani fjala i ka shpëtuar një politikani të lartë rus.
Pas një prej konferencave për shtyp të ministrit të Mbrojtjes së Federatës Ruse, Sergei Shoigu, një nga gazetarët që e ndoqi atë teksa po dilte nga salla pyeti se si do të përfundojë “e gjithë kjo”.
“Çdo luftë përfundon në paqe”, tha Shoigu, duke injoruar pyetjen tjetër kur mund të pritet paqja. /FolDrejt/