Rusia duhet të dyfishojë prodhimin e armëve me precizion të lartë në kohën më të shkurtër të mundshme, tha sot ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Ai theksoi se trupat ukrainase humbën 430 tanke dhe automjete të tjera të blinduara, 277 dronë dhe tetë avionë në prill, tha Shoigu gjatë konferencës tematike të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
“Ushtarët tanë shkatërruan tetë avionë, 277 dronë, 430 tanke dhe mjete të tjera luftarake të blinduara, 18 sisteme të shumta raketash, 225 artileri dhe mortaja,” tha Shoigu, duke iu referuar humbjeve të kundërshtarit në prill, transmeton Fol Drejt.