Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Shoigu ka mbajtur sot një takim në selinë e forcave të përbashkëta të ushtrisë ruse për furnizimin me armë për trupat, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse.
Shoigu theksoi se “qeveria ruse dhe Ministria e Mbrojtjes kontrollojnë vazhdimisht furnizimin me armë për forcat ruse”, raporton TASS.
Sipas tij, Rusia ka rritur ndjeshëm prodhimin e armëve me precizion të lartë./FolDrejt/