Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi sot se në dhjetor të vitit të kaluar, Rusia vendosi një divizion të sistemit raketor bregdetar Bastion në ishullin Paramushir, një nga ishujt Kuril, në Oqeanin Paqësor.
Kjo lëvizje forcon forcat mbrojtëse të Rusisë në lindje të vendit, tha Shoigu, raporton RIA Novosti.
Vitin e kaluar, Qarku Ushtarak Lindor i Rusisë mori rreth 400 njësi të pajisjeve moderne dhe të modernizuara, shtoi ai./FolDrejt/