Gjenerali kinez Li Shangfu, si ministri i ri i Mbrojtjes i vendit, duhet të ndihmojë në zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak dhe ushtarak-teknik midis Rusisë dhe Kinës, tha sot ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu në një telegram drejtuar kolegut të tij kinez, duke e uruar atë për emërimin e tij.
“Shpreh besimin se aktivitetet tuaja në këtë pozicion do të kontribuojnë në zhvillimin e një partneriteti gjithëpërfshirës dhe angazhimit strategjik midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës në fushën e bashkëpunimit ushtarak dhe ushtarako-teknik”, thuhet në telegramin e dërguar nga Shoigu te Li, raporton TASS.
Në mesazhin e tij urimi, ministri rus i uroi gjeneralit Li shëndet të mirë, prosperitet dhe sukses në përpjekjet e tij të ardhshme./FolDrejt/