Ushtria ruse vazhdon të ndërtojë potencialin e saj luftarak dhe të përmirësojë stërvitjen, tha sot ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Siç vuri në dukje ai, SHBA dhe aleatët e saj vazhduan të armatosin Ukrainën dhe autoritetet në Kiev dhe të “dërgojnë ushtarë të patrajnuar për të vdekur në sulme të pakuptimta dhe të kota”.
“Në këto kushte, ne vazhdojmë të ndërtojmë potencialin luftarak të forcave të armatosura, duke përfshirë furnizimin me armë moderne dhe trajnimin më të mirë të trupave, duke marrë parasysh përvojën e operacioneve speciale ushtarake,” tha Shoigu. /FolDrejt