Futbollisti i Real Madridit dhe kapiteni i kombëtares austriake David Alaba i dha më së shumti pikë Lionel Messit në votimin për çmimin më të mirë të FIFA-s, ndërsa në vendin e dytë vendosi shokun e tij të skuadrës Karim Benzema. Kur rezultatet e votimit u bënë publike, Alaba u sulmua nga shumë njerëz në rrjetet sociale.
Pati shumë komente të shëmtuara raciste dhe atij iu tha të largohej nga Real Madridi. Alaba doli dhe shpjegoi pse votat u renditën kështu:
“Kombëtarja austriake i zgjedh fituesit si ekip. Unë nuk i zgjedh vetë. Të gjithë ata që janë në këshillin e ekipit kombëtar mund të japin votën e tyre dhe ne vendosim së bashku. Karim e di se sa shumë e admiroj unë personalisht”, tha ai.
Regarding FIFA The Best Award:
The Austrian national team vote for this award as a team, not me alone. Everyone in the team council is able to vote and that's how it's decided.Everyone knows, especially Karim, how much I admire him and his performances
— David Alaba (@David_Alaba) February 28, 2023
Benzema në vendin e tretë
Benzema përfundoi si lojtari i tretë më i mirë në botë, pas fituesit ishin kampioni Messi dhe nënkampioni Mbappe. Vitin e kaluar ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë, por nuk dha një kontribut të rëndësishëm për kombëtaren franceze në Kupën e Botës.
David Alaba ka qenë shoku i tij i skuadrës që nga vera e vitit 2021, kur mbërriti te Real Madrid nga Bayerni, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij. Kapiteni i kombëtares austriake është 30 vjeç dhe momentalisht eshtë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit. /FolDrejt/