Adrien Rabiot zbuloi se çfarë e acaron vërtet tek bashkëlojtari i tij nga kombëtarja franceze, Kylian Mbappe.
Rabiot dhe Mbappe ishin bashkëlojtarë në PSG, dhe tani ata ndajnë dhomën e zhveshjes në kombëtaren franceze. Së bashku arritën në finalen e Kupës së Botës në Katar, por u mundën nga Argjentina. Rabiot pranoi sinqerisht se çfarë nuk i pëlqen te sulmuesi francez.
“ Kylian Mbappe më acaron vërtet kur ndryshon zërin gjatë një interviste. Kur flet me të gjithë ne flet normalisht dhe më pas në intervistë e ndryshon tërësisht zërin. Nuk e di pse e bën këtë. Është irrituese, më bezdis vërtet. Mendoj se të gjithë e vunë re këtë ”, tha Rabiot./FolDrejt/