Sipas vlerësimeve të para të Shoqatës së Kompanive të Sigurimeve në Francë, dëmi nga protestat e fundit llogaritet në 650 milionë euro, që është tre herë më shumë se në vitin 2005.
Protestat nisën më 27 qershor për shkak të vdekjes së një adoleshenti që mbeti i vrarë nga një polic dhe me atë rast u dëmtuan 3900 prona dhe vetura private, raporton Figaro.
Presidentja e shoqatës Florence Lustman tha se Shoqata ka marrë 11,300 kërkesa për kompensim, nga të cilat 55 për qind kanë të bëjnë me pronat e biznesit dhe 35 për qind me pronën e pushtetit vendor./FolDrejt/