Shoqata humanitare “Drita” nga Dibra, ka filluar kampanjën për mbledhjen e donacioneve për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri, shkruan Fol Drejt.
Njoftimi i plotë i shoqatës në rrjetin social Facebook:
Të nderuar bashkatdhetarë!
Tragjedia që ndodhi në Turqi dhe Siri, për ne ishte një rikujtim i asaj që ndodhi në shqiperinë tonë para disa vitesh. Na u rikthye tronditja dhe dhimbja që përjetuam. Pamjet shokuese, ndërtesat e rrënuara, jetët e humbura dhe të lënduarit, janë të gjitha këto që e bëjnë edhe më tragjik këtë tërmet.
Angazhimi dhe gadishmëria e autoriteteve turke dhe shteteve tjera, që kanë ofruar ndihmë është maksimal. Mirëpo ne e ndjemë detyrimin njerëzor dhe vllazëror, që të tregohemi sadopak solidar me aq mundësi sa kemi. Ndaj Shoqata Humanitare “Drita” apelon për grumbullimin e të hollave.
Duke lutur Allahun e Madhërishem, ata që humben jeten ti meshiroje, të plagosurit ti shëroje dhe çdo familjeje t’ua shtojë durimin dhe t’ua lehtesojë dhimbjen e madhe që përjetojnë! Ata të cilët angazhohen, punojnë dhe tregohen solidar për këtë tragjedi, Allahu ua shtoftë pasurine, t’iu jep shëndet dhe i ruajte ata dhe familjet e tyre nga çdo fatkeqsi! AMIN! /FolDrejt/
Donacionet tuaja mund t’i dhuroni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/100064752394489/posts/569477728553969/?