Enlirat Duraku, nënkryetar i sindikatës tha se “kërkesat e profesionistëve shëndetësorë, janë kërkesa bazike” ato, sipas tij, burim e kanë ligjin e punës, i cili asnjëherë nuk është mbikëqyrur zbatimi i tij.
“Siç e keni vërejtur në njoftim, kërkesat e sindikatës së infermierëve janë: koeficienti 7.1 për komunitetet tona, por 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ka qenë edhe është edhe sot, diferenca në mes komuniteteve tona. Kërkesa tjetër është: rritja e pagesës së ndërrimit të natës, tash duke u mbështetë në faktin e rritjes së kostos së shpenzimeve jetësore… kërkesa e radhës është respektimi i ligjit të punës.”
Infermieri Fitim Havolli, njëri prej organizatorëve tha se:
“Do të doja t’i bëja apel kësaj qeverie dhe gjithë skenës politike që vërtetë t’i merr parasysh këto kërkesa, të cilat nuk janë kërkesa që nuk realizohen, por t’i realizojnë se kjo shëndetësi, ky komunitet është, sivjet, sipas informatave që i kemi vazhdimisht kanë ikë nga vendi për mostrajtimin e tyre të dinjitetshëm, por tash e kam informatën që dyfishi i tyre do të ikë nga vendi për shkak të këtij trajtimi dhe mos realizimi i kërkesave tona.”
Ua kujtojmë se këto kërkesa janë të kahershme, ndërsa sipas infermierëve dhe profesionistëve shëndetësor, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, askush nuk i ka marr parasysh. Protestuesit paralajmëruan përshkallëzim të veprimeve sindikale, po qe se, sipas tyre, institucionet nuk i marrin parasysh./FolDrejt/