Të gjithë pjesëmarrësit e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve janë të njohur tashmë, ndërsa shorti për xhiron e radhës do të hidhet të premten në orën 12:00 në Nyon.
Italia ka më së shumti skuadra, pra tri klube, Anglia ka dy, dhe Gjermania, Spanja dhe Portugalia kanë nga një.
Në çerekfinale janë Chelsea, Manchester City, Real Madrid, Napoli, Inter, Bayern, Milan dhe Benfica.
Andaj me 17 mars pritet të hidhet edhe shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e kompeticionit elitar europian.
Do të hidhet edhe shorti për finalen eventuale, e cila është e rëndësishme për arsye administrative për të përcaktuar se kush është nikoqiri nominal i ndeshjes së fundit të sezonit në Stamboll.
Në këtë fazë të kompeticionit nuk ka klube të privilegjuara, pra nuk ka bartës në short dhe nuk ka asnjë kufizim që dy klube nga i njëjti shtet të mos luajnë kundër njëri-tjetrit, transmeton Fol Drejt.