Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 kërcënon nga burgu se disponon materiale që do sjell rrëzimin e qeverisë të Maqedonisë Veriore. Për këtë tashmë po shkruan edhe prestigjiozja austriake Der Standard, sesi ky person vërtet u bë aq i pasur dhe solli dyshime mbi Prokurorinë Speciale, e krijuar me aq sfilitje nga Bashkimi Europian dhe SHBA në 2015, përcjell foldrejt.com.
Kjo po ndodh pikërisht në kohën kur në shtator shtetet europiane do vendosin nëse Maqedonia e Veriut do fillojë negociatat për anëtarësim në BE.
“Në rast se qeveria nuk arrin të vërtetojë çiltërisnë karshi kriminelëve, atëherë afera do zgjerohet dhe janë të rrezikuara euro-integrimet,” shkruan më tutje Der Standard. Kjo vërtet është e dhimbshme, pasi e njohur si vend model për reforma, tashmë Maqedonia e Veriut mund të shkatërrojë aspiratat e saj europiane./Foldrejt.com