Juria prestigjioze, që përzgjodhi fotografitë fituese të çmimeve në konkursin “Istanbul Photo Awards 2022”, fotografinë e Tsakalidis e shpalli fituese të konkursin mes më shumë se 16 mijë fotografi të paraqitura nga pjesë të ndryshme të botës.
Fotografia e fotografit të Bloomberg, Konstantinos Tsakalidis, e titulluar “Gruaja nga Evia” ka fituar çmimin Fotoja e Vitit në konkursin “Istanbul Photo Awards”, që është edicioni i tetë i konkursit vjetor ndërkombëtar të fotografisë të mbajtur nga Anadolu Agency (AA) për të mbështetur fotoreporterët.
Juria prestigjioze, që përzgjodhi fotografitë fituese të çmimeve në konkursin “Istanbul Photo Awards 2022”, fotografinë e fotografit Tsakalidis e shpalli fituese të konkursin mes më shumë se 16 mijë fotografi të paraqitura nga pjesë të ndryshme të botës.
Në kategorinë ‘Lajm tek’, fotoreporteri i Getty Images, Drew Angerer, fitoi çmimin e dytë për punën e tij, me fotografinë e shkrepur në rrethimin e dhunshëm të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së.
Fotoreporteri i AFP-së, Paul Ratje, fitoi çmimin e tretë me fotografinë e tij që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen refugjatët që përpiqen të hyjnë në një kamp në Teksas.
Fotoreporterët profesionistë u paraqitën në konkurs me fotografi që demonstrojnë ngjarjet globale të vitit të kaluar, nga talebanët në Afganistan deri te përmbytjet në Indonezi, nga turneu i tenisit Australian Open deri te protestat mbi kufizimet e koronavirusit COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Dy finalistë u shpërblyen me sugjerim të anëtarëve të jurisë në kategorinë “Portret i tregimit”, ndërsa gjithsej 19 fotografë fituan çmime në shtatë kategori.
Këtë vit, konkursi u mbështet nga Canon, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Turkish Airlines (THY).
Anëtarët e jurisë zgjodhën fituesit përmes një platforme të krijuar ekskluzivisht për konkursin nga ekipi i Teknologjive të Informacionit të AA-së për shkak të pandemisë COVID-19.
– “Istanbul Photo Awards” do të vazhdojë të mbështesë sektorin e fotografisë
Duke folur për konkursin e këtij viti, drejtori i përgjithshëm i AA-së, Serdar Karagöz, tha se fuqia e fotografisë zgjeron përmbajtjen e lajmeve përtej gjuhës, hapësirës dhe kohës.
Karagöz vlerësoi fotoreporterët për vazhdimin e punës së tyre me përkushtim pavarësisht ndërprerjes së jetës normale për të shkak të pandemisë.
Duke theksuar se rëndësia e cilësisë së fotografive të dorëzuara po rritet çdo vit dhe se anëtarët e jurisë po flasin mirë për organizimin, Karagöz tha se, “Dëshiroj të falënderoj të gjithë fotografët që na bënë dëshmitarë të ankthit të zjarreve në Kaliforni, emocioneve të Lojërave Olimpike dhe momenteve zemërthyese në kampet e refugjatëve. Gjithashtu, falënderoj çdo anëtar jurie për kontributin e tyre të paçmueshëm në konkurs”.
Ai theksoi se AA edhe në vitet e ardhshme do të vazhdojë të mbështesë fotografinë me konkursin “Istanbul Photo Awards”, e cila është kthyer në një platformë që të gjithë fotografët profesionistë në botë e presin me interes.
Duke përgëzuar Mehmet Aslan-in, i cili fitoi çmimin në kategorinë “Natyra dhe mjedisi” me fotografinë e tij që ekspozon efektet e thatësirës, Karagöz tha se, “Projektet e veçantë të lajmeve që përfshijnë disa vjet do të vlerësohen në kategorinë e projekteve afatgjata që do të hapim vitin tjetër”.
Informacione në lidhje me jurinë dhe fotografitë e vlerësuara me çmime janë në faqen e internetit ‘http://istanbulphotoawards.com’./AA/FolDrejt/