Akoma nuk keni idenë ku ti kaloni pushimet verore? Uebfaqja e njohur «European Best Destinations» ka publikuar listën e plazheve më të mira në Europë, duke dashur t’i inspirojë pushuesit. Si plazhat më të mira llogaritet ato kroate, informon foldrejt.com. Konkretisht plazha Prasjaca Beach në Konavle – rreth 30 minuta larg Dubrovnikut.
Prasjaca Beach një kreaturë e përbashkët mes njerëzve dhe natyrës.
Vendi i dytë i takon Spanjës me Gjirin e Nerja. Vendin e tretë e rrëmben Nugal Beach në Tucepi.
Në listën e gjatë të plazheve për t’u vizituar është edhe Ksamili i Shqipërisë./Foldrejt.com