Vendimi u mor sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, janë shpallur organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës.
“Bazuar në vlerësimin e institucioneve të sigurisë, këto formacione ilegale paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë. Për këtë e nisur nga fakti se kërcënimi ndaj rendit juridik e kushtetues ndaj vendit tonë është i pakompromis e duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve pa dallim, ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ shpallen organizata terroriste”, është shprehur Kryeministri Albin Kurti.
Ndër të tjera, kryeministri ka folur edhe për situatën pas vërshimeve, ku tha se duhet marr masa për parandalimin e tyre./FolDrejt/