Ylli norvegjez i futbollit Erling Haaland u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Norvegji për të tretën herë radhazi, njoftoi të mërkurën Federata Norvegjeze e Futbollit.
“Sigurisht që është e mrekullueshme të fitosh sërish. Kjo tregon se po bëj diçka siç duhet”, tha sulmuesi 22-vjeçar i Manchester Cityt . Haaland falënderoi veçanërisht fizioterapistët që punojnë çdo ditë me të dhe investojnë orë të panumërta në rikuperimin e tij pas stërvitjeve dhe ndeshjeve të vështira, veçanërisht në Manchester.
Haaland është golashënuesi më i mirë në Premier Ligën angleze, pas një gjysmë sezoni të mirë ai tashmë ka 25 gola në ligë.
Në konkurrencën e femrave fitoi lojtarja e Chelseat, Gura Reiten. Për tre vitet e fundit, çmimi i është dhënë Caroline Graham Hansen, transmeton Fol Drejt.