Guvernatori i shtetit të Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të afrimit të një stuhie të fortë në vend.
Në një deklaratë, Newsom tha se ishin mobilizuar për të mbrojtur njerëzit nga efektet negative të stuhisë që po afrohet, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Kjo gjendje e jashtëzakonshme do t’i lejojë shtetit të ndërhyjë shpejt dhe të mbështesë autoritetet lokale në ndërhyrjet e tyre të vazhdueshme teksa po afrohet stuhia,” tha guvernatori Newsom.
Qytetarëve iu kërkua të mos kryejnë udhëtime të panevojshme këtë mbrëmje, si dhe të ruajnë ushqimin dhe ujin për tre ditë dhe të përdornin ngrirës dhe frigoriferë vetëm kur është e nevojshme.
Ditët e fundit Kalifornia ka regjistruar reshje të dendura shiu dhe bore./FolDrejt/