Qeveria peruane shpalli sot një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore për disa qytete jugore për shkak se vullkani më aktiv në vend, Ubinas, po nxjerr hi dhe gazra.
Hiri nga vullkani Ubinas në rajonin Mokuegua, rreth 1,200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Lima, u ngrit në një lartësi prej 5,500 metrash dhe arriti në qytete më shumë se 10 kilometra larg, tha Instituti Gjeofizik i Perusë.
Rreth 2000 njerëz jetojnë në zonën e prekur rreth vullkanit, raporton Reuters./FolDrejt/