Kryetarja e Los Angelesit, Karen Bass të hënën shpalli zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme për të pastrehët si veprimin e saj të parë në zyrë.
Karen Bass, gruaja e parë e zgjedhur në krye të qytetit të dytë më të madh të SHBA-së, u betua në detyrë të dielën, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në ditën e saj të parë në zyrë, ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të pastrehët.
“Nuk do të pranoj një krizë të pastrehë që prek më shumë se 40 mijë banorë të Los Angelesit dhe prek secilin prej nesh. Kjo është krizë humanitare që merr jetën e 5 njerëzve çdo ditë”, citoi CBS Los Angeles të ketë thënë Bass gjatë një konference për media ku ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Bass synon të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë për të luftuar fenomenin e të pastrehëve në ditët në vijim.
Deklarata zhbllokon burimet shtetërore dhe federale dhe shkurton proceset burokratike, gjë që do të përshpejtoj punët, si heqja e kampeve të tëra nga rrugët si dhe vendosja e këtyre komuniteteve në hotele me qira menjëherë, sipas CBS Los Angeles./FolDrejt/