Shpat Aliu javën tjetër pritet të shkarkohet nga pozita e zëvendëskryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës.
Ulësen e tij në këtë institucion pritet ta zë Branko Trajkoviq, që udhëheq koalicionin e partive serbe.
Vendimi tashmë është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu dhe pritet të miratohet në seancën e 11 majit.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Preshvës, Shqiprim Arifi.
“Po, do të shkarkohet javën tjetër”, tha shkurt Arifi.
Për këtë vendim që pritet të merret ka shkruar edhe aktivisti i shoqërisë civile në Preshevë, Valon Arifi, i cili është shprehur i zhgënjyer duke thënë se “nuk e kisha ndërru asnjëherë, jo për shkak të kombësisë që kanë si njëri si tjetri, por për shkak të politikës që ndjekin”.
“Shqiprim Arifi e Sami Salihu zëvendësojnë Shpat Aliun, ish ushtarin e UÇPMB-së, njëherit djalin e axhës së Liburn Aliut, nga pozita e zv.kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës me drejtuesin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuqiq, Branko Trajkoviq”.