Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, më në fund e ka kompletuar ekipin e tij udhëheqës.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bulliqi ka prezantuar drejtorët e rinj, transmeton Fol Drejt.
“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës” – ka shkruar Bulliqi.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Podujevës,
Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës.
Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona.
Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat.
Ekipi me të cilin do të punoj në katër vitet e ardhshme është ky:
Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu
Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu
Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi
Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie
Shatrolli Mehmeti
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari
Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu
Ekzekutivi shpejt do të plotësohet edhe me drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit.
Na priftë e mbara!