Shpend Ahmeti i shqetësuar me daljen e madhe të njerëzve nëpër qytetKryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij me daljen në numër të madh të njerëzve dhe qarkullimin e madh të veturave nëpër rrugët e Prishtinës.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se masat nuk janë larguar, prandaj ka kërkuar kujdes të shtuar që të mos shpërthejë valë e re e infeksionit.“Qarkullim shumë i madh i kerreve dhe njerërve në qytet. Përveç që masat nuk janë largu, do të ishte shumë keq në qoftë se këto ditë ndodh ndonjë shpërthim i ndonjë vale të re të infeksionit. Ju lutem të keni kujdes. Ju lutem mos dilni pa nevojë”, ka shkruar Ahmeti.