Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se 155 pako me material shkollor/didaktik për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian, janë përgatitur për shpërndarje.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Zyra për Komunitete dhe Kthim e Kryeqytetit ka bërë të gjitha përgatitjet për shpërndarjen e 155 pakove me material shkollor/didaktik për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian.
Kryeqyteti do të vazhdojë të promovojë politika gjithëpërfshirëse duke mos lënë askënd mrapa”, u shpreh ai./FolDrejt/