Lija është zakonisht një infeksion i lehtë viral dhe simptomat e zakonshme janë ethe, dhimbje koke dhe skuqje të lëkurës.
Rasti i parë i lisë së majmunit u zbulua në Gjermani dhe Spanja raportoi 14 raste të reja të konfirmuara, njoftuan sot autoritetet shëndetësore të këtyre vendeve.
“Instituti i Mikrobiologjisë i Forcave të Armatosura Gjermane në Mynih konfirmoi sot rastin e parë të lisë së majmunit në Gjermani dhe bëhet fjalë për një pacient me lezione karakteristike të lëkurës”, thuhet në njoftimin e shërbimit./FolDrejt/