Një 39-vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë shqiptare pas dyshimeve se i njëjti është kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, transmeton Fol Drejt.
Siç raportohet në njoftimin e policisë, të arrestuarit i është gjetur në banesë një sasi lënde narkotike e llojit të kanabisit, e ndarë në doza, gati për t’i shitur.
Njoftimi i policisë
Shpërndante lëndë narkotike në doza, në afërsi të një shkolle të mesme, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari.
Të arrestuarit iu gjet edhe në banesë, një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, me fokus të veçantë, mjediset përreth institucioneve arsimore, mbështetur edhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
-R. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme./FolDrejt/