Pas raportimeve se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, ka shpërndarë pyetjet e një testit të konkursit, ka reaguar Kryeprokurori i Shtetit.
Në reagim thuhet se ndaj Buzhalës do të merren të gjitha veprimet ligjore, transmeton KlanKosova.tv.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, ëshë reagimi i plotë./klankosova.tv/