Parlamenti rus do të shqyrtojë thirrjen e ministrit rus të mbrojtjes për të dhënë llogari për tërheqjen në Kharkiv, Ukrainë – kundërofensiva ukrainase ekspozoi dobësitë kryesore të ushtrisë ruse.
Këshilli i Dumës së Shtetit (Dhoma e Ulët) do të shqyrtojë thirrjen e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu për t’i bërë pyetje në një seancë të mbyllur, shkruan sot gazeta Kommersant , duke cituar deputetin e njohur Sergei Mironov, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt
Është thuajse e padëgjuar që Duma e Shtetit të thërrasë një ministër të mbrojtjes për të dhënë llogari për veten e tij. Megjithatë, forcat e armatosura të Rusisë janë kritikuar hapur nga komentuesit ushtarakë këtë javë pasi humbën kontrollin e pjesëve të mëdha të rajonit të Kharkiv të Ukrainës pas një avancimi të rrufeshëm nga forcat ukrainase.
Mironov, i cili është një mbështetës i vendosur i pushtimit rus të Ukrainës dhe kreu i partisë së vogël pro-Kremlinit “Rusia e drejtë” , thuhet se tha se Këshilli i Dumës Shtetërore që menaxhon biznesin e dhomës do të diskutojë këtë çështje të hënën.
Mironov në postimin e tij sot në Twitter ka shkruar se partia e tij ka propozuar mbajtjen e një takimi me pjesëmarrjen e Shoigut “ku deputetët do të mund të bisedojnë me të pas dyerve të mbyllura dhe t’i bëjnë të gjitha pyetjet që na interesojnë ne dhe qytetarët”.
Kundërsulmi ukrainas nxori në dritë patologjitë e mëdha të ushtrisë ruse
Papërshtatshmëria e shërbimeve të inteligjencës, verbëria e hierarkisë, paaftësia e makinës ushtarake për të parashikuar ngjarje të parashikueshme: është e qartë se Rusia u befasua nga kundërsulmi ukrainas./FolDrejt/