Akuariumi më i madh në botë në Hotel Radisson të Berlinit u thye sot në mëngjes, me ç’rast sasi e madhe uji përfundoi në hollin e hotelit dhe në rrugë.
Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Stralau, tha se të paktën një person ka mbetur i lënduar lehtë dhe sipas rezultateve paraprake të hetimeve, bëhet fjalë për një aksident, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në “AquaDom” kishte më shumë se 1.500 peshq me 50 specie të ndryshme./FolDrejt/