Një banesë në Sarandë është përfshirë nga flakët për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar.
Nga zjarri janë shënuar vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të lënduar.
Arritja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e flakëve pa marrë përmasa të rrezikshme.