Një bllokim tre-javor është shpallur në dy rrethe të Ugandës, ndërsa vendi po lufton me shpërthimin e Ebolës.
Baret, klubet e natës, vendet e kultit dhe objektet argëtuese do të mbyllen në Mubende dhe Kassanda fqinje dhe një shtetrrethim do të hyjë në fuqi, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
Ky veprim është një kthesë për presidentin e Ugandës Yoweri Museveni, i cili më parë tha se nuk kishte nevojë për masa të tilla.
Ky shpërthim i fundit ka vrarë 19 njerëz në mesin e 58 rasteve të regjistruara.
Megjithatë, numri real i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë më i lartë.
Përhapja filloi në fillim të shtatorit në Mubende, rreth 80 km (50 milje) nga kryeqyteti Kampala dhe ka mbetur epiqendra./FolDrejt/