Një granatë që shpërtheu dje gjatë një loje briketi në Kabul, la 13 persona të lënduar në stadium.
Spitali i urgjencës italiane në Kabul bëri të ditur se 12 nga të plagosurit u shtruan në spital ndërsa një pacient tjetër u trajtua dhe u lirua.
Askush nuk e mori përgjegjësinë për shpërthimin në Stadiumin Ndërkombëtar të Kriketit në Kabul, ku disa qindra njerëz ishin mbledhur për të parë ndeshjen midis Band-e-Amir Dragons dhe Pamir Zalmi.
Ndeshja e pasdites ishte pjesë e ndeshjeve të ligës vendase të kriketit T20 Shpageza që mbaheshin çdo vit.
Kriketi është një sport jashtëzakonisht popullor në Afganistan.
Zëdhënësi i policisë së Kabulit, i emëruar nga talibanët, Khalid Zadran, tha se loja u ndërpre për pak kohë për shkak të shpërthimit të granatës, por më vonë vazhdoi.
Së fundmi, dega rajonale e grupit të Shtetit Islamik, e njohur si Shteti Islamik në provincën Khorasan, ka marrë përsipër sulmet në Kabul dhe pjesë të tjera të vendit.
Dega e IS, e cila ka operuar në Afganistan që nga viti 2014, shihet si sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballen sundimtarët e rinj talebanë të vendit.
Pas pushtimit të Afganistanit nga talibanët gushtin e kaluar, ish-kryengritësit kanë nisur goditje gjithëpërfshirëse kundër IS-it, i cili ka një bazë në provincën lindore Nangarhar.
Ramiz Alakbarov, zëvendës në misionin e OKB-së në Afganistan, dënoi sulmin e së premtes në një deklaratë.
Ai ishte në stadium në momentin e sulmit dhe duhej t’i drejtohej shoqatës afgane të kriketit./AP/