Dhjetë njerëz humbën jetën të hënën dhe më shumë se 250 të tjerë po marrin trajtim pas një rrjedhjeje të gazit toksik në portin Aqaba të Jordanisë.
Një kontejner magazinimi i kimikateve ra gjatë transportit si pasojë e një mosfunksionimi të vinçit, bëri të ditur Drejtoria e Sigurisë Publike (PSD) për mediat shtetërore.
Pamjet në televizionin shtetëror treguan një cilindër të madh duke u shkëputur nga një vinç në një anije të ankoruar, çka solli dhe shpërthimin e dhunshëm të gazit të verdhë.
Numri i të vdekurve u rrit në dhjetë, tha Faisal al-Shaboul për AFP, duke përditësuar shifrat fillestare prej pesë viktimash.
Merdiat shtetërore bënë të ditur se Kryeministri Bishr Khasawneh dhe ministri i Brendshëm Mazen al-Faraya u nisën për në vendin e aksidentit.
/abcnews.al/