Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse sulmuesit ishin nga i njëjti grup i armatosur që kreu bomba të ngjashme në vitet e mëparshme për të zhvatur para nga kompania e autobusëve Yellow Bus Line, e cila operon në qytetet kryesore jugore, thanë zyrtarë ushtarakë dhe policorë.
Një pasagjer u vra dhe 10 u plagosën kur një bombë shpërtheu në një autobus sot në jug të Filipineve, raporton AP, transmeton Fol Drejt.
Autobusi me një numër të panjohur pasagjerësh po i afrohej një terminali transporti në qytetin Tacurong, provinca Sultan Kudarat, kur një bombë shpërtheu në pjesën e pasme të automjetit, tha policia në një deklaratë./FolDrejt/