Një bombolë e gazit ka shpërthyer në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë.
Nga ky shpërthim një person është lënduar, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Borovci, raporton telegrafi, përcjell FolDrejt.com.
Tutje tha se gjatë shpërthimit, janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola.