Një anëtar i këshillit kryesor të administratës ushtarako-civile të rajonit të Zaporozhye vlerësoi se shpërthimi ishte një sulm terrorist dhe sipas pretendimit të tij, Kievi është përgjegjës për të.
Një shpërthim i fortë ka shpërthyer sot në qendër të Melitopolit, në jug të Ukrainës, i cili është nën kontrollin e forcave ruse, ka bërë të ditur një anëtar i këshillit kryesor të administratës ushtarako-civile të rajonit të Zaporozhyes, Vladimir Rogov.
Ai i ka shkruar Telegramit se qendra e qytetit është mbushur me re tymi të zi, por nuk ka deklaruar nëse ka të lënduar apo çfarë e ka shkaktuar shpërthimin./FolDrejt/