9 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një predhe mortaje, transmeton Fol Drejt.
Akti ndodhi në lagjen Lal Pur të provincës Nangarhar, në lindje të Afganistanit, shkruan AA.
Autoritetet lokale njoftuan se shpërthimi ndodhi teksa një person po luante me një predhë mortaje në fshatin Biganagan të rrethit Lal Pur.
Duke u shprehur se nga shpërthimi humbën jetën 9 fëmijë, autoritetet theksuan se 4 fëmijë kanë mbetur të plagosur.
Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi ka ndodhur në afërsi të shkollës.
Incidente të ngjashme kishin ndodhur edhe më parë në pjesë të ndryshme të vendit, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra fëmijëve.
Në vend ka ende predha mortajash dhe bomba të pashpërthyera të mbetura nga periudha e luftës.