Një deklaratë e ambasadorit amerikan Christopher Hill për luftërat e viteve ’90-ta dhe sulmet e NATO-s ndaj caqeve serbe ka ngjallur një valë reagimesh në Kosovë, raporton Fol Drejt.
Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në Serbi tha ndër të tjera se populli serb nuk do ta harrojë kurrë at kohë të tmerrshme:
“Unë iu shpreh ngushëllimet e mia personale atyre që i humbën familjarët e tyre gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë!”
Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar Donjeta Miftari, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ambasadori Hill ka vendosur të rishkruajë historinë…:
“Duket se Amb Hill ka vendosur të rishkruajë historinë në përpjekjet e tij për ta sjellë Serbinë në binarët e duhur.
Ndërhyrja nuk ishte rezultat i ‘dështimit të diplomacisë’. Serbia me të vërtetë nuk duhet ta harrojë atë, pikërisht sepse ndodhi si përgjigje ndaj veprimeve të një regjimi brutal dhe gjenocidal.”
Por nuk ka qenë e vetmja që ka reaguar ndaj kësaj deklarate.
Plotë përdorues të tjerë të Twitterit, shqiptarë nga Kosova, i kanë reaguar ambasadorit, madje edhe duke ia risjell në vëmendje fjalimin e presidentit Bill Clinton, i cili atëbotë kishte urdhëruar bombardimin Serbisë, për të parandaluar një gjenocid edhe më të madh ndaj popullit të Kosovës./FolDrejt/