Vullkani Kilauea në shtetin amerikan të Hawaii-t është riaktivizuar, njoftuan autoritetet.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), në kraterin e majës së vullkanit Kilauea ka ndodhur shpërthim, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pamjet e kamerave nga Observatori Vullkanik i Hawaii-t shfaqën një shkëlqim që tregonte se shpërthimi kishte filluar brenda kraterit Halemaumau në majën e vullkanit.
Maja e vullkanit Kilauea ndodhet në Parkun Kombëtar Vullkaniktë Hawaii-t, ndërsa nuk ka vendbanime në zonën e shpërthimit.
Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë, ka shpërthyer për 16 muaj që nga shtatori i vitit 2021.
Kilauea ka regjistruar shpërthime nga viti 1983./FolDrejt/