Përkundër paralajmërimeve të ashpra të autoriteteve turke, se do hakmerreshin rëndë në rast se sulmoheshin edhe njëherë forcat e saj, ushtarët e diktatorit Bashar al Assad kanë vrarë pesë ushtarë turq dhe kanë plagosur pesë të tjerë në pikën e vrojtimit të aeroportit Taftanaz, në lindje të Idlibit, bëjnë me dije nga ministria e mbrojtjes turke.
Ky sulm vjen pak orë, pasi rebelët sirianë kanë nisur një ofansivë për të rimarrë vendbanimin strategjik të Saraqibit, një vend ku lidhet rrugët kryesore të Sirisë – si ajo mes Halepos dhe Latakias dhe Halepos me Damaskun.
Kjo situatë pritet edhe më shumë ti tensionojë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë së Assadit, por mbase edhe mes Turqisë dhe Rusisë që mbështet trupat e Assadit kundër rebelëve dhe civilëve në Idlib.
Përndryshe Idlibi është fortifikata e fundit e rebelëve në Siri./Foldrejt.com