Mali Etna në Itali, vullkani më aktiv në Evropë, shpërtheu sot dhe hodhi hi në Catania, gjë që çoi në mbylljen e aeroportit në qytetin më të madh në Sicilinë lindore.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë (INGV) tha se hiri ra në Catania dhe të paktën një qytet tjetër në shpatet e malit Etna.
Mbulimi i reve në një ditë me shi pengon pamjen e shpërthimit të malit Etna, i cili shpesh është spektakolar, tha instituti, siç raportohet nga AP./FolDrejt/