Një zjarr ka shpërthyer në bodrumin e konviktit numër III në Qendrën Studentore në Prishtinë.
Drejtori i kësaj qendre Fatmir Sfishta për portalin rtv21.tv konfirmoi për zjarrin dhe tha se nuk ka të lënduar e po ashtu as dëme të mëdha materiale.
Ai tregoi se zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë tha se po hetohet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin./21Media/