Një shpërthim i fuqishëm është shënuar këtë paradite në Elbasan në lagjen 5 maji në dyshohet se është kryer nga vetë duart e banorëve të zonës.
Shkak për këtë mësohet se ka qenë shqetësimi i banorëve për vendin ku ka ndodhu shpërthimi në flakë, një banesë e papërfunduar e cila përdorej nga përdorues të ndryshëm të lëndëve narkotike si një “strehë” për të marrë e shkëmbyer drogën.
Deri më tani ende nuk është zbardhur nga hetimet mënyra sesi ka ndodhur shpërthimi i cili më pas është pasuar me flakë që kanë djegur banesën, por dyshohet se banorët mund të kenë përdorur një bombol gazi për ta djegur të gjithë zonën në fjalë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë flakët. Asnjë person nuk raportohet të jetë lënduar