Mes viktimave të shpërthimit dhe imami.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në Kabul dhe autoritetet afgane kanë frikë nga një numër i madh viktimash, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Sipas Al Jazeera, duke cituar një zyrtar lokal, të paktën 20 njerëz vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën.
Dëshmitarët okularë i thanë Reuters se shpërthimi i fuqishëm theu xhamat e ndërtesave fqinje.
Imami ishte në mesin e të vrarëve në shpërthimin në xhami, e cila ishte plot me besimtarë, tha një zyrtar taleban./FolDrejt/